Londër, 12 nëntor – Kryeministrja britanike Tereza Mej ka qenë e detyruar sot të anulojë seancën e planifikuar qeveritare për miratimin e marrëveshjes për Bregzitin.
Sipas burimeve qeveritare, marrëveshja nuk mund të jetë gati deri nesër, me çka zvogëlohet mundësia në nëntor të mbahet Samit i posaçëm i BE-së për miratimin e marrëveshjes.
Mej vendosi të tërhiqet nga seanca pasi marrëveshja ishte rrezikuar nga rezistenca e Qeverisë së saj dhe në Bruksel.