Londër, 28 nëntor – Kryeministrja britanike Thereza Mej deklaroi se nuk është e mundur të organizohet referendum i dytë për Bregzitin para datës për braktisjen e BE-së – 29 marsi vitin e ardhshëm.
“Në pyetjen për referendum të dytë, vlerësoj se është me rëndësi ta respektojmë vullnetin e popullit britanik”, deklaroi ajo para Parlamentit britanik në pyetje të një deputeti britanik.
“Por, unë do t’ju lus që të merret parasysh edhe ajo se nuk do të ishte e mundur të organizohet referendum para 29 marsit vitin e ardhshëm. Kjo do të thoshte vazhdim i nenit 50, anulimin e Bregzitit ose braktisjen e Unionit pa marrëveshje”, sqaroi Mej.
Ministri britanik i Mjedisit të Jetesës, Majkël Gouv formalisht e ka përkrahur marrëveshjen të cilën e ka arritur Mej me Brukselin