Mej – Pendarovskit: Shpresoj për bashkëpunim akoma më të afërt midis Londrës dhe Shkupit

Shkup, 13 maj – Kryeministrja britanike Thereza Mej ia uroi Stevo Pendarovskit marrjen e detyrës president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Urime për inaugurimin tuaj si president i Maqedonisë së Veriut. Unë isha dëshmitar i lidhjes së fuqishme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe gjatë vizitës time vitin e kaluar dhe shpresoj për bashkëpunim edhe më të afërt midis vendeve tona”, shkroi në Tuiter, Thereza Mej në urimin për Pendarovskin.