Londër, 29 janar -Kryeministrja britanike Tereza Mej duket se nuk planifikon më 13 shkurt në Parlament sërish të votohet për marrëveshjen e saj me BE-në për Bregzitin, lajmëruan agjencitë botërore duke iu referuar burime anonim në Qeveri.
Paraprakisht “Skaj njuz”, gjithashtu duke u referuar në burime anonime, publikoi se Meji dje në bisedë me deputetët konservatorë ka thënë se për më 13 shkurt planifikon sërish votim në Parlament për marrëveshjen për Bregzitin.
Marrëveshja paraprakisht u refuzua me shumicë të votave. Deputetët britanikë sot do të votojnë për disa amendamente jo obligues të planeve të Mejit, të cilat ajo i parashtroi pas votimit me të cilin u refuzua marrëveshja e saj me BE-në për Bregzitin.
Me një nga nga amendamentet kyçe tenton të obligohet Qeveria sërish të negociojë për të ashtuquajturin “bekstop” i cili duhet të garantojë kufij të hapur midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore pas Bregzitit. Me tjetër propozohet vazhdimi i procesit negociues për Bregzitin në mars.