Londër, 14 shkurt – Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se Qeveria e saj nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj dhe se nuk dëshiron ta prolongojë datën për Bregzitin – 29 mars.
“Është shumë i qartë qëndrimi, pasi e ngritën nenin 50, se kemi afat kohor prej dy viteve, i cili përfundon më 29 mars dhe ne punojmë në të”, theksoi Mej.
Paraprakisht, shefi i ekipit negociator britanik për Bregzitin, Oli Robis deklaroi se deputetët britanikë do të përballen me zgjedhjen midis marrëveshjes që e dakordoi kryeministrja Mej apo me vazhdimin e periudhës për zbatimin e nenit 50 nga Marrëveshja e Lisbonës, sipas të ciklës është formuar BE-ja.