Londër, 12 nëntor – Kryeministrja britanike Tereza Mej mbrëmë ka thënë se negociatat për daljen e vendit të saj nga BE-ja, të cilat zhvillohen mes Londrës dhe Brukseli, janë “jashtëzakonisht të vështira”, po se “tani janë në përfundim”.
“Kjo nuk do të jetë marrëveshje me çdo çmim”, theksoi Mej, gjatë fjalimit para përfaqësuesve të pushtetit në qytetin e Londrës në pritjen vjetore të prefektit.
Mej theksoi se të dy palët punojnë, “tërë natën” me qëllim që të arrijnë progres në negociatat dhe të gjejnë zgjidhje.
Kryenegociatori i BE-së Mishel Barnie dje deklaroi se “ende nuk është gjetur zgjidhje dhe se do të vazhdohet me përpjekjet intensive në negociata”.
Një burim anonim i Qeverisë së Britanisë tha se negociatat duhet të përfundojë deri nesër, që të mundet deri në fund të muaj të mbahet samit për marrëveshjen përfundimtare për tërheqjen e Britanisë nga blloku evropian.