Bruksel, 13 dhjetor – Kryeministrja britanike Thereza Mej sot njoftoi se në interes të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe është arritja e marrëveshjes për Bregzit.
Ajo paralajmëroi se në Samitin e BE-së në Bruksel do të njoftoj liderët e Bashkimit Evropian për garancitë ligjore dhe politike të nevojshme që marrëveshja për Bregzit të pranohet në Kuvendin britanik.
“Do të bisedoj me liderët e BE-së për atë që ka nevojë, që kjo marrëveshje të pranohet. Do të prezantoj garancitë ligjore dhe politike të cilat na nevojiten për tu përgjigjur ndaj shqetësimit të anëtarëve të Kuvendit britanik”, theksoi Mej.