Londër, 13 dhjetor – Kryeministrja britanike Tereza Mej përgatitet sot në Bruksel të kërkojë ndihmë nga krerët evropian për marrëveshje “më të mirë” për Bregzitin pas kryengritjes të më shumë se një e treta e konservatorëve të saj, që me votëbesimin nuk arritën ta largojnë, por arritën ta dobësojnë.
Mej dje “mbijetoi” falë votave të 200 konservatorëve, kundrejt 117 deputetëve të cilët duan t’ia kthejnë shpinën dhe ai rezultat është larg mbështetjes së fortë derisa përgatitet në Samitin në Bruksel të kërkojë kushte më të mira për marrëveshjen për Bregzitin.
BE në këtë moment nuk është e gatshme ti ofrojë Mejt më shumë nga pasi liderët në Union shprehin vetëm gatishmëri të rishikojnë disa garanci tjera.
“Një numër i madh i kolegëve votuan kundër meje dhe dëgjova çka duan të thonë. Tani patjetër të vazhdojmë me punë dhe t’ia dorëzojmë Bregzitin popullit britanik”, ka thënë mbrëmë Mej.
Bashkimi Evropian (BE) nuk është e gatshme për negociata të reja, por janë të gatshëm për shqyrtimin e garancive të reja të mundshme. Bëhet fjalë për çështjen më të rëndësishme të rrugës së ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin britanik pasi mekanizimi mbrojtës i ashtuquajtur “bekstop” (backstop) parasheh që BE dhe Britania e Madhe të jenë “territor i vetëm doganor” pas skadimit të afatit paraprak në rast se derti atëherë gjendet marrëveshje për tregti të lirë.
“Bekstop” është futur në marrëveshje që të pengohet sjellja e kufirit fizik mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore e cila mund të rrezikojë procesin paqësor në Irlandën Veriore. Ai është paramenduar vetëm si “zgjidhje për çdo rast”.
Londra kërkon që zgjatja e “bekstopit” të kufizohet në tre vjet, por në draft- konkluzat nuk përmendet ndonjë afat. Shumëkush nga partia e Mejt druan se ajo situatë mund të zgjas deri në pakufi.
Në BE theksojnë se çfarëdo “garancish” që mund t’i ndihmojnë Mejt të shtyjë marrëveshjen në Parlament, nuk guxojnë të ndryshohen apo të jenë në kundërshtim me vetë marrëveshjen.
Afati për braktisjen e BE-së është 29 marsi, por kundërshtarët në Parlament hapën mundësinë për epilog ndryshe- largim pa asnjë marrëveshje, e ashtuquajtur dalje kaotike apo referendum i ri për anëtarësim në BE.