Podgoricë, 1 shkurt – Asociacioni mediatik i Evropës Juglindore (AMEJ) u përfshi drejt reagimeve të Shoqatës për mbrojtje të mediumeve kombëtare të shtypit të Maqedonisë dhe të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, me të cilën kërkohet mbrojtja e gazetës “Zaman” që përmbajtjet e saja i publikon në gjuhën turke.
“Zaman”-i publikon dy edicione – gazetë javore dhe mujore. Ambasada turke në Shkup, javoren “Zaman” e quajti “buletin terrorist”, që shoqatat mediatike e vlerësuan si tentim skandaloz për linçimin e këtij mediumi.
Reagimi i tillë i ambasadës turke pasi në mediumet e Maqedonisë u publikua se gazeta “Zaman” do të jetë një ndër mediumet që do të marrin mbështetje financiare nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes projektit për mbështetje të mediumeve të shtypit. Sulmet e tilla ndaj mediuemeve janë të papranueshme dhe shumë të rrezikshme dhe të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga kualifiket e tilla dhe të ngjashme dhe madje dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore.
Liria e shtypit është e drejtë që nuk guxon ta rrezikojë ose kufizojë cilin do person ose institucion. Theksimi i tillë i mediumeve, kundër të cilëve nuk zhvillohet çfarë do procesi penal ose tjerët, është e pranueshme në çdo vend demokratik, theksohet në reagimin me shkrim të Asociacionit mediatik të Evropës Juglindor, të nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Vuk Marash. (koha.mk)