Londër, 6 nëntor – Kryeministrja britanike Tereza Mej mbrëmë deklaroi se marrëveshja për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 95 për qind e përfunduar, ndërsa anketa më e re tregon se 54 për qind e britanikëve do të votonin për qëndrimin në Union.
Mej theksoi se është e bindur se zgjidhja për Irlandën Veriore, që momentalisht është pikë për mospajtim në negociata për Bregzit, do të gjendet deri për afatin e arritjes së marrëveshjes, që skadon në mars të vitit të ardhshëm.
Rezultatet e anketës e cila ishte zhvilluar nga televizioni “Kanal 4” tregojnë se nëse sërish votohet për dalje nga BE-ja vetëm 46 për qind nga britanikët do ta përkrahin këtë vendim, për dallim nga referendumi i mbajtur në qershor të viti 2016, kur vendimi për Bregzit ishte marrë me 51,9 për qind të votave “pro” dhe 48,1 për qind të votave “kundër”.