Londër, 14 nëntor – Draft-marrëveshja për dalje nga BE-ja na sjell dukshëm më afër asaj për çfarë votuan britanikët kur vendosën ta braktisin Unionin, deklaroi sot kryeministrja britanike Thereza Mej.
Ajo para deputetëve tha se marrëveshja do të thotë se Britania “sërish do të ndërmarrë kontroll” mbi ligjet dhe kufijtë e saj “derisa në të njëjtën kohë i mbron vendet e punës, sigurinë dhe integritetin e Mbretërisë së Bashkuar”.
Kabineti i Mejit, i cili është i ndarë lidhur me çështjen e marrëveshjes, duhet sot më së voni të takohet që të vendosë ta mbështesë. Politikanët të cilët e mbështesin Brekzitin tashmë e kritikojnë draft-marrëveshjen duke theksuar se ajo do ta obligojë Britaninë në rregullat e BE-së një kohë të gjatë pasi do ta braktisë Unionin në mars.
Mej tha se Qeveria do të vendosë çfarë të bëjë “në interes kombëtar”.
Britania e Madhe dhe BE-ja janë pajtuar rreth draft-tekstit të marrëveshjes për daljen e Britanisë nga Unioni.
Minsitrave dokumenti do t’u dorëzohet para seancës, që ta lexojnë, qëndron në kumtesën e Kabinetit të kryeministres britanike Thereza Mej.
Paraprakisht, mediat britanike dhe irlandeze lajmëruan se negociatorët britanikë dhe evropianë kanë arritur marrëveshje për Brekzitin lidhur me çështjen kontestuese themelore – kufirin irlandez.
Siç lajmëroi televizioni irëandez RTE të dyja palët janë pajtuar që kufiri edhe më tej të mos ketë dogana dhe pengesa të tjera.
Nëse Qeveria sot e mbështet marrëveshjen, atë duhet ta miratojë edhe BE-ja në samitin i cili do të mbahet në afat prej disa javëve të ardhshme. Pastaj Mej duhet të marrë mbështetje në Parlament, ku deputetët të cilët do ta mbështesin Brekzitin, dhe ata të cilët janë për BE-në kanosen se do të jenë kundër.
Britania duhet ta braktisë BE-në më 29 mars të vitit të ardhshëm.