Londër, 12 shkurt – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot pritet të kërkojë më shumë kohë për negociata me BE-në për “bekstop” protokollin në lidhje me kufirin irlandez.
“Bekstop” është rrjet sigurie i cili garanton se nuk do të ketë “kufi të fortë” midis irlandezëve, madje edhe nëse Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.
“Bisedimet janë në fazën vendimtare”, tha Mej në fjalimin e saj para kuvendit.
“Tani duhet t’i ballafaqojmë nervat, për t’i marrë ndryshimet që i kërkon Legjislatura dhe ta realizojmë Bregzitin në kohë”, potencoi Mej. “Me marrjen e ndryshimeve që janë të nevojshme për “bekstop”, me mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të punëtorëve dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe me përforcimin e rolit të kuvendit në fazën e ardhshme të negociatave, besoj se mund të arrijmë marrëveshje që kjo Legjislaturë mund ta mbështetë”, potencoi kryeministrja. (koha.mk)