Londër, 12 qershor – Kryeministrja britanike Thereza Mej deklaroi sot se planifikon të mbetet deputete në Parlament pasi që do ta braktisë funksionin muajin e ardhshëm, përcjellë KOHA.
Ajo e përjashtoi mundësinë që të mbetet kryeministre pas përfundimit të korrikut, kur duhet të përfundojë procesi për lider të ri të Partisë qeveritare Konservatore, i cili duhet të trashëgojë Mejin edhe si lider i Qeverisë.
“I kam premtuar partisë sime çka planifikoj të bëj dhe do ta mbaj fjalën”, theksoi kryeministrja britanike. (koha.mk)