Londër, 15 tetor 2018 – Kryeministrja britanike Thereza Mej sot deklaroi se Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk kanë qëndrime të ndryshme për negociatat për Brekzitin dhe se marrëveshja është e realizueshme.
Mej, gjatë fjalimit para deputetëve në Parlamentin britanik theksoi se në suaza të marrëveshjes është e qartë në numrin më të madh të fushave, por se ekzistojnë qëndrime të ndryshme për çështjen e kufirit irlandez.
Britania e Madhe e hodhi poshtë propozimin e BE-së, që Irlanda Veriore të mbetet në Unionin Doganor në bllokun evropian. Për Mejin kjo është e papranueshme, por shtoi se të dyja palët tani bisedojnë për zgjidhje më të gjerë doganore britanike me qëllim që Britania e Madhe të mbetet në partneritetin doganor me BE-në.
Por, mospajtimi është për shkak të insistimit të Britanisë së Madhe se zgjidhja e tillë duhet të jetë e përkohshme.
Mej theksoi se Britania e Madhe dhe BE-ja nuk duhet të lejojnë që mospajtimet për kufirin irlandez t’i lërë të dyja palët pa Marrëveshje për Brekzitin.