Londër, 22 nëntor – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot konfirmoi se me Komisionin Evropian është arritur marrëveshje për projekt-deklaratën për marrëdhëniet me Britaninë e Madhe dhe BE-në pas Bregzitit dhe tha se të dielën “do të vuloset marrëveshja”.
“Marrëveshjen, të cilën e arritëm është mes Britanisë dhe KE-së, Tani liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së duhet ta shqyrtojnë këtë marrëveshje në ditët në vijim deri në takimin e posaçëm të BE-së të dielën”, tha Mej.
Kryeministrja britanike theksoi se populli britanik “dëshiron kjo të vuloset, dëshiron marrëveshje të mirë, e cila çon në rrugën drejtë ardhmërisë së ndritshme”.
Kryetari i Këshillit Evropian Donlad Tusk, gjithashtu konfirmoi se ekipet negociuese të BE-së dhe Britanisë së Madhe kanë arritur marrëveshje për projekt-deklaratën politike për marrëdhëniet e ardhshme të dy vendeve.
Pritet liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së në samitin e jashtëzakonshëm të dielën ta konfirmojnë projekt marrëveshjen për tërheqje dhe ta miratojnë deklaratën politike për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.