Londër, 4 janar – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker me shpresë se Brukseli do t’i fitojë lëshimet, të cilat i duhen që marrëveshja për Bgrezit të miratohet nga Parlamenti britanik.
Bi-Bi-Si thekson se Mej do të bisedojë me Junkerin me telefon.
Kabineti i kryeministres britanike konfirmoi se Mej ka biseduar me disa liderë evropian para votimit për marrëveshjen për Bregzit në Parlamentin britanik.
Zëdhënësja e Komisionit evropian deklaroi se Junker do ta dëgjoj Mejin çfarë ka të thotë.
“Kryetari kuptohet, gjithmonë është i hapur ta dëgjojë kryeministren, kështu që me siguri do të ndodhë”, deklaroi zëdhënësja Mina Andreeva.