Londër, 12 mars – Kryeministrja britanike Tereza Mej sonte ka ftuar deputetët e Dhomës së ulët të Parlamentit në Londër të votojnë për Marrëveshjen për Bregzitin që Qeveria e saj e arriti me Brukselin, duke shtuar se në të kundërtën e mundur është që Britania e Madhe të mbetet në BE, njofton gazeta KOHA.
Në paraqitjen para Parlamentit në prag të votimit të sontëm për Marrëveshjen, Mej ka kërkuar që deputetët “ta vendosin demokracinë para ndarjeve partiake ose ambiciet personale”.
Ky apel i Mejit vjen në kushte kur pritet një pjesë e euroskeptikëve nga radhët e partisë së saj Konzervative të votojnë kundër Marrëveshjes dhe pasi lideri i partisë laburiste Xheremi Korbin paralajmëroi se partia e tij nuk e mbështet tekstin e dakorduar për Bregzitin.
“Puna është e qartë…Ata që duan të vjen deri te Bregziti, mendoj se duhet ta dinë se nëse sonte nuk e miratojmë këtë marrëveshje, rrezikojmë Bregziti të mos ndodhë”, ka thënë Mej.
Në prag të votimit të sontëm, Mej mbrëmë në bisedë me presidentin e KE-së Zhan Klod Junker ka arrit të sigurojë ndryshime “të detyrueshme juridike” në Marrëveshjen për Bregzitin të cilët parashohin mekanizëm mbrojtës për “kufijtë irlandez”. (koha.mk)