Londër, 2 tetor 2018 – Pas daljes nga BE-ja, Britania e Madhe do t’u japë prioritet emigrantëve me kualifikime të larta, pa dallim se nga cili vend vijnë, deklaroi kryeministrja britanike Tereza Mej.
“Kur do ta braktisim Bashkimin Evropian, do të vendosim sistem migrues i cili njëherë e përgjithmonë do t’i vendosë fund lëvizjes së lirë të qytetarëve evropianë në Mbretërinë e Bashkuar”, qëndron në komunikatën e Mejit.
Sipas saj, ky do të jetë sistem në bazë të kualifikimeve të punonjësve, e jo të prejardhjes së tyre.
“Ky sistem do të jetë i kthyer drejt gjithë botës dhe do të tërheq persona me aftësi profesionale çfarë na nevojiten”, theksoi kryeministrja britanike dhe shtoi se sistemi i ri do të mundësojë që të zvogëlohet numri i emigrantëve me kualifikime të ulëta dhe do t’i ndihmojë Britanisë së Madhe që ta zvogëlojë migracionin deri në nivele të qëndrueshme.