Londër, 14 janar – Britania e Madhe do ta braktis Bashkimin Evropian më 29 mars, deklaroi kryeministrja Thereza Mej gjatë debatit për Marrëveshjen që është arritur me BE-në.
Ajo theksoi se nuk beson se Qeveria britanike duhet ta vazhdojë afatin për zbatimin e nenit 50 të Marrëveshjes për BE-në, e cila i definon kushtet për dalje nga BE-ja.
Mej i paralajmëroi deputetët se Britania do të jetë në rrezik nëse nuk votohet marrëveshja për Bregzit.
“Bllokimi i Bregzitit është rezultat më i sigurt sesa Britania ta braktis BE-në pa marrëveshje”, theksoi Mej në Parlamentin britanik gjatë debatit për marrëveshjen që ajo e ka arritur me BE-në.