Kryeministrja britanike, Tereza Mej, para udhëtimit të saj të sotëm në SHBA, ku nesër duhet të bisedojë me presidentin Donald Tramp, deklaroi se Britania dhe Amerika mund sërish ta ushëheqin botën. Mej, në mënyrë optimiste thotë se në erën e re që po fillon tani, ajo dëshiron t’i ripërtërijë “marrëdhëniet speciale” ndërmjet dy vendeve.
Kryeministrja britanike së pari do të shkojë në Filadelfi, ku si mysafire, do të flasë në konferencën e atjeshme të liderëve politik të Partisë Republikane amerikane. Në këtë konferencë është paraparë të marrë pjesë edhe presidenti Tramp. Në Londër është paralajmëruar se në konferencë, Mej do të porosisë se Britania pas-bregzitit, “sovrane dhe globale”, dëshiron t’i përforcojë marrëdhëniet me miqtë e vet, duke menduar para së gjithash me SHBA-në.
Nesër, në Shtëpinë e Bardhë ajo do të takohet dhe do të bisedojë me Trampin, si liderja e parë e huaj që është takuar me presidentin e ri amerikan. Tema kryesore të bisedimeve do të jenë lidhjet tregtare pas daljes së Britanisë nga BE-ja, siguria dhe bashkëpunimi në fushën e zbulimit dhe ardhmëria e NATO-s, për çfarë Londra zyrtare është posaçërisht e interesuar. Paraprakisht, në intervistë për BBC, ajo deklaroi se nuk frikësohet që me Trampin të bisedojë hapur edhe për çështjet për të cilat ata të dy nuk dakordohen, siç është raporti ndaj grave dhe ndaj myslimanëve.
Britania ka një komunitet të madh mysliman, ndërkaq para një viti, në Parlamentin britanik u zhvillua debat për atë se si t’i ndalohet hyrja në vend, atëherë kandidatit presidencial Tramp, për shkak të fjalimeve të tij në fushatë për ndalesë të hyrjes së myslimanëve në SHBA dhe dëbimin e tyre. Mej, e cila atëherë ishte ministre e Punëve të Brendshme, nuk u distancua nga në debat i këtillë, i vetëm në cilin do shtet tjetër evropian. Trampi i cili u tall me debatin, më vonë mik të tij në Britani e gjeti politikanin anglez antievropian, Najxhell Farazh, lider i atëhershëm i së djathtës UKIP. Farazh ishte dy herë mysafir në fushatën parazgjedhore të Trampit në SHBA, ndërkaq ai ishte politikani i vetëm botëror i cili publikisht komplotonte dalje të Britnaisë nga BE-ja.