Londër, 11 dhjetor – Funta britanike po lëvizë drejtë minimumit 20-mujor në krahasim me dollarin, pasi kryeministrja Thereza Mej anuloi votimin për marrëveshjen e Bregzitit.
Funta ka shënuar rritje prej 0,1 për qind në 1,2574 dollar, pasi dje shënoi rënie prej 1,3 për qind gjegjësisht 1,2507 dollar, që është nivel më i ulët nga prilli i viti 2017.
Indeksi i dollarit, me të cilin matet lëvizja e valutës amerikane në krahasim me gjashtë valutat kryesore sot shënoi rënie në 97,092 pikë pasi dje u rrit për 0,75 për qind.
Gjatë tregtimit, brenda natës indeksi i dollarit është ulur në 96,364 pikë, që paraqet nivel më të ulët nga 22 nëntori.
Vlera e dollarit është ulur edhe në krahasim me valutën japoneze për 0,25 për qind në 113,02 jenë.