Shkup, 18 dhjetor – Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka denoncuar për thyerjen e xhamave të veturës së saj. “Kërcënim, frikësim, shantazh, apo mesazh që ta mbyll gojën? Ju mund të vazhdoni të thyeni edhe xhamat tjera të makinës time, mund të më dërgoni pa ndalur mesazhe kërcënuese, mund të vazhdoni më thirrjet anonime pas mesnate, mund të vazhdoni të bëni skenarë kundër meje… Kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgjë më shumë pos humbës tragjik”, ka denoncuar Mehmeti.