Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që të zhvillohen zgjedhjet në 30 qershor.
Mehmetaj shkruan se ky vendim, ‘certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vet drejtësi në datën 30 qershor’.
Reagimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:
Kolegji Zgjedhor certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vet drejtësi në datën 30 qershor.
Vendimi i sotëm vërtetoi se të gjithë institucionet që janë ende në këmbë janë të kapura nga banda në pushtet dhe nuk ka më keq për një vend se sa kur institucionet e së drejtës zhbëjnë kushtetutën e ligjin me urdhër politik.
Në këto ditë që vendi kishte nevojë për garanci stabiliteti, pupacët e Kolegjit Zgjedhor dhanë mesazhin e qartë të pushtetit kriminal që do të nxisë konflikt dhe ndasi.
Shqiptarët nuk do të dorëzohen përballë diktaturës!
Asnjë hap pas në rrugën që kemi nisur për demokraci!