Mehmet Ali Pasha – mbreti shqiptar i Egjiptit që çliroi Meken nga kryengritësit vehabi

Para 200 vjetve shqiptari Mehmet Ali Pasha sunduesi i Egjiptit me djemtë e tij, pas 7 vjet luftimesh e çliruan Meken dhe Medinen nga Vehabistët, të cilët e mbanin vendin e shenjtë të mbyllur për muslimanët e tjerë!

Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, është një nga djemtë më të mirë që tokat Shqiptare kanë nxjerrë në historinë e tyre. Fatkeqësisht nëpër mjetet e propagandës Perëndimore, Mehmet Ali Pasha shpesh here tregohet sikur të ketë qene Grek, apo “shqiptar” nga Kavalla ne Greqi (!) që në fakt është pjesë e Çamërisë, tokë Shqiptare të cilën juntat greke me forcën e pastrimit etnik e de-popullzuan në mesin e shekullit të XX nga Shqiptarët e besimit Islam. Për Mehmet Aliun tregohet që të ketë lindur në një familje të thjeshtë shqiptare, dhe pasi Mehmeti për njëfarë kohë është marrë me tregti nëpër Çamëri, më vonë ka vendosur që ti bashkohet ushtrisë së perandorisë osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qenë një njeri i mençur dhe largpamës, gjë që e beri atë të bëjë karriere në ditët e më pasme të jetës.

Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili që nga koha e Sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shume myslimanë të tjerë, shtetas te perandorisë u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të perandorisë osmane nga këta kolonizator të rinj. Në krye të një batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas përpjekjeve të ndryshme luftarake me francezët më në fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha bonaparte. Pas çlirimit te Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile, më në fund në vitin 1805 Mehmet Aliu më këshillën e sheikut të Azharit, morri fermanin nga Sulltani për tu bërë guvernator i Egjiptit së bashku me titullin Pasha. Një nga zotësite kryesore që shqiptarët kane patur në Perandorinë Osman, ka qenë arti i luftes. Kështu që nga ditët e marrjes së Egjiptit, e deri në ditët e fundit të jetës së tij, Mehmet Aliu, me ndihmën e djemve të tij zhvilloi mjaft beteja të suksesshme nëpër botë. Nga të parat ekspedita luftarake që Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me rradhë që Mehmet Aliu, me urdhër të Sulltanit kreu në Arabi kunder “Vehabive”,ku djemtë e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arritën që kryengritjen e Saudëve në Arabi ta shypë dhe të kthejë qytetet e shenjta të Mekes dhe Medines në gjendje paqeje, nga ku Haxhijtë dhe Umraxhijntë të mund të kryenin vizitat e tyre në tokën e shenjtë në mënyrë të qetë dhe pa probleme. (koha.mk)