Jo më veshje të zeza dhe të bollshme, por tashmë barku del në pah lirisht.
Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, është shfaqur me një fustan pas trupi, duke zbuluar barkun e shtatzënisë teksa ka shkuar pesë muajshe.
Gjithçka teksa mori pjesë në aktivitetin e bamirësisë së familjes mbretërore ‘Royal Variety Charity’.
Por kësaj radhe objektivat e fotografëve u përqendruan në fustanin e saj premaman, ku për herë të parë u panë lirisht format e saj të shtatzënisë.
Meghan duket se po e përballon mirë shtatzëninë, ndërsa në fillim të muajit prill pritet të bëhet nënë.