Përmbytja e Tiranës s’është skandal në Absurdistan! Ua dhjefsha mediat … dhe moralin e tyre. Asnjë media nuk u morr me rrëfimin e paturpshëm dhe kriminel të Rakipit ! News 24, akoma e mban në atë shtëpi! As ‘pajdashët’ e tij që shtirren si roje të moralit publik, nuk bëzajnë! Absurdistani lëngon nga tirania semantike
Nga Shaqir ISLAMI
Natën e së Enjtes, e ndoqa emisionin debativ – masturbues “Të pa Ekspozuarit” të Rakipi & ‘pajdashët’. E ndjek herë pas here, në copëra-copëra, për shkak se është bajat. Mënyra dhe lehtësia se si trajtohen temat; se si u qasen çështjeve të rëndësishme publike dhe i zhbëjnë ato me papërgjegjësi, është hepten lozakoqe. Jo vetëm ky emision ! S’do mend se, të gjitha mediat janë zhytur thellë në mëshirën e gazda Ramës. Sjellja e tij poshtëruese ndaj tyre flet qartë, për marrëdhënien e interesit të ndërsjellë. Çdo temë trajtohet sipas thënies: “Katundi digjet, e plaka i kreh leshrat …! Përfundimi i çdo teme mbaron me reklamën për “Kazanin”; pasi, nga vet aktorët pranohet se ‘kjo qeverisje është skandaloze dhe kriminale, por … “nuk është aq keq sa të gjitha qeverisjet e dikurshme të Sali Berishës” !!! Theksi akoma rëndon mbi të. Kjo anti-reklamë qarkullon në të gjitha mediat nacionale dhe çorienton shoqërinë.
Edhe pse qeveria është skandaloze, tek gazetarët akoma mbizotëron paragjykimi ndaj opozitës. Gazetaria e mjeruar, në këtë mënyrë e shfajëson veten nga rilindja – skandaloze; dhe fsheh partneritetin e vet me të. Ndonëse, nocioni paragjykim në psikologji përkufizohet si; ‘një lloj qëndrimi i ngarkuar me emocione shumë negative’. Dhe shkrep si pushka; pasi, funksionon sipas ligjit të balistikës. Nuk e fsheh dot: qëndrimin, paragjykimin dhe stereotipin. Këta janë lehtësisht të ngacmueshëm nga mjedisi i jashtëm. Dhe prandaj janë të pakontrollueshëm dhe të paparashikueshëm, për shkak se shkrepen nga pjesa e pavetëdijshme e individit. Në këto raste vetëdija vepron tepër vonë; kur çdo gjë merr fund. Pra qëndrimi, paragjykimi dhe stereotipi janë më të shpejtë se plumbi. Nganjëherë, dhe bile-bile shumë herë, fjala është më e dëmshme se plumbi. Gjithmonë ka qenë kështu. Dhe jo ndryshe! Sidomos, në shkrepjen e tre nocioneve të lartpërmendura tradhton gjuha e trupit. Këtë temë e shpjegojnë psikologët; mbase e kanë zanat.
Rakipi me ‘pajdashët’ gazetarë, si nuk u shqetësuan njëherë në këtë Ramamaniadë – pesëvjeçare! Kur opozita denoncon: mediat nuk shohin; nuk dëgjojnë; nuk e perceptojnë dukurinë skandal! Sepse, emëruesin e përbashkët e kanë mega-skandal! Si mund të ketë kuptim shprehja skandal në një vend që vet gazetaria e shndërroi në Absurdistan? Absurdistan është i vetmi kuptim, ‘për tutat në samitin e NATO-s’, ‘për komunikimin poshtërues dhe ofendues me qytetarët dhe mediat’; për komunikimin kërcënues me partnerët politik ndërkombëtarë; për fyerjen dhe përbuzjen e shqiptarëve dhe të simboleve të tyre; të gjitha këto gafe të qëllimshme, media i percepton dhe i lavdëron si “stil origjinal i komunikimit politik”! Këto shpjegime janë vetëm pallavra të një gazetarie – idiote dhe injorante.
Shembull i mjerimit të gazetarisë është “të Paekspozuarit”, që u shitet konsumatorëve të medias si rojtar i moralit shoqërorë dhe të interesit publik ! Ky është prostitucion i gazetarisë. Rama e shpërfytyroi gazetarinë duke e shndërruar në zanatin më të vjetër të njerëzimit. Nejse, tema e fundit e ‘kompanisë së “Të pa Ekspozuarve” ishte zbulimi i një “mega – skandali -mashtrimi”. Përderisa opozita, denoncon ditë për ditë skandalet e qeverisë, mediat e akuzonin atë se është “një opozitë pasive”. Të enjten e fundit, Rakipi & ‘Kompani‘ nuk e fshihnin dot orgazëm – hakmarrjen ndaj Ramës. Zbulimin e tyre e quanin ‘mega – skandal’, ndërsa bëhej fjalë “vetëm për 18 milionë”! Përderisa, skandalet kanë qenë përditshmëria e rilindjes-skandaloze.
Ndërsa, para ca ditësh, Rakipi u rrëfye publikisht, (për një skandal personal), se si i kishte bërë “një shërbim personal të vogël” Ramës si Krye-bashkiak. Dhe, dikush tjetër denoncoi Rakipin se “për shërbimin e vogël, ky qenkësh shpërblyer me një leje për një pallat”. Për ‘kompaninë e interesit’ ky s’është skandal! Përmbytja e Tiranës s’është skandal në Absurdistan! Ua dhjefsha mediat … dhe moralin e tyre. Asnjë media nuk u morr me rrëfimin e paturpshëm dhe kriminel të Rakipit ! News 24, akoma e mban në atë shtëpi! As ‘pajdashët’ e tij që shtirren si roje të moralit publik, nuk bëzajnë! Absurdistani lëngon nga tirania semantike. (koha.mk)