Medvedev: Na kanoset paqëndrueshmëri e përhershme, marrëdhëniet në mes Rusisë dhe SHBA-së u rikthyen në kohën e Luftës së Ftohtë

92

Moskë, 23 prill – Dmitrij Medvedev konsideron se në vitet e fundit marrëdhëniet në mes Rusisë dhe SHBA-së në thelb janë kthyer në epokën e Luftës së Ftohtë.

Ai shtoi se sanksionet dhe konfrontimi çojnë në “paqëndrueshmëri të përhershme” në botë.

“Në vitet e fundit, marrëdhëniet në mes Rusisë dhe SHBA-së në të vërtetë kanë kaluar nga rivaliteti në konfrontim dhe në thelb janë kthyer në epokën e Luftës së Ftohtë. Presioni nga sanksionet, kërcënimet, ballafaqimi me konfliktet, mbrojtja e interesave të tyre egoiste, e gjithë kjo e sjell botën në një gjendje paqëndrueshmërie të vazhdueshme”, tha Medvedev, kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Sipas tij, “Rusia sot, si BRSS në të kaluarën, ka qenë gjithmonë përpara SHBA-së për sa i përket nivelit të kërcënimit ndaj kundërshtarit”, duke kujtuar krizën kubane të raketave të vitit 1962, kur Bashkimi Sovjetik, në përgjigje kundër Amerikëa, vendosi armë ofensivë strategjike Kubës.

“SHBA, në ato kushte, kaluan në konfrontim të mëtejshëm”, kujtoi Medvedev.

Ai gjithashtu tregon se liderët në një moment flisnin drejtpërdrejt, në të tjerë jo, “por në çdo rast kishte dialog të barabartë në mes BRSS-së dhe SHBA-së, i cili nuk u zhvillua në gjuhën e kërcënimeve dhe ultimatumeve”.

Medvedev e “këshillon” SHBA-në të përdorin komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë, jo vetëm telefonin për të kontaktuar, por edhe mundësinë e dialogut të hapur.