Ish sekretarja amerikane e Shtetit, demokratja Medlin Olbrajt deklaroi se do të kalojë në islam në shenjë proteste për shkak të politikës imigruese të presidentit Donald Tramp. “Jam e edukuar si katolike, pastaj kalova në kishën Episkopale, pastaj zbulova se feja hebraike është familja ime. Tani jam e gatshme të kaloj në islam në shenjë solidariteti. Mirë se erdhët refugjatë”, shkruajti Olbrajt në Tuiter. Ajo shtoi se SHBA-ja duhet të mbetet e lirë për njerëzit, pa marrë parasysh fenë dhe prejardhjen e tyre. Tramp dje nënshkruajti dekret për ashpërsimin e politikës imigruese dhe kontrollin kufitar.