Trajneri italian u shkarkua nga posti i trajnerit të gjigantit bavarez pas nisjes së dobët të kampionatit, ndërsa kulmi ishte humbja e thellë 3-0 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, deri te shkarkimi i Ancelottit erdhën pasi pati edhe disa faktorë tjerë dhe jo vetëm rezultatet e dobëta në fushë. Presidenti i klubit, Oli Hoeness theksoi se trajneri italian, pasi pesë lojtarë kundër tij, dhe skuadra nuk mund të merrte rezultati, teksa u detyruan ta marrin vendimin e shkarkimit. Mediumet gjermane theksojnë se janë pesë lojtarë nga ‘garda’ e vjetër, të cilët kanë ndikuar në shkarkimin e trajnerit italian.
Sipas mediumit gjerman Sport1, sulmuesi Thomas Muller, anësorët e sulmit, Franck Ribery e Arjen Robben dhe dy qendërmbrojtësit Mats Hummels dhe Jerome Boateng ishin kundër Ancelottit.
Megjithatë, edhe pse u shkarkua, Ancelotti thuhet se është vërshuar menjëherë nga ofertat, ku përmendet emri i Milanit dhe PSG-së për stolin e trajnerit.