Një nga mediumet britanike, e njohur në versionin online si TWTD, ka bërë këtë të hënë një skandal kur zbuloi listën e Danimarkës për miqësoren e 21 marsit.
Kjo pasi në artikullin e publikuar, ajo Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë, njofton Klan Kosova.
Mediumi Independent Ipswich Town e ka publikuar listën e të ftuarve të Përfaqësueses së Danimarkës për ndeshjen me Kosovën, por theks të veçantë ftesën që ia kanë bërë danezët futbollistit të Ipswichit, Jonas Knudsen.
Por në lajmin e tyre, ky medium e ka bërë Prishtinën pjesë të Serbisë.
”Danezët do të udhëtojnë në Prishtinë të Serbisë për ta zhvilluar një ndeshje kundër Kosovës para se ta marrin rrugën drejt Zvicrës për ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Europian, që do të zhvillohet në Basel 5 ditë më vonë”.
Kosova është shtet i pavarur qe më shumë se 10 vjet dhe është ndarë përfundimisht nga Serbia qysh në vitin 1999.