Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka zgjedhur Medinën, si “Kryeqytetin turistik të botës islame 2017”. E siç është edhe tradita, gjatë gjithë vitit në këtë qytet do të ketë aktivitete. Kështu është bërë e ditur pas një aktiviteti të zhvilluar nga presidenti dhe kryetari i Bordit të Komisionit saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, Sultan bin Selman bin Abdulaziz. Përgjatë gjithë vitit synohet të mbahen aktivitete të ndryshme në shumë fusha nga të ftuar nga jashtë, por edhe nga populli i Medines. Ky vendim për Medinën ishte marrë në Konferencën e ministrave të turizmit të vendeve anëtarë të OBI-së i cili u mbajt në dhjetor të vitit 2015 në kryeqytetin Niamej të Nigerisë. Vitin e kaluar Konya në Turqi kishte pas epitetin për të marrë këtë çmim, ndërsa në vitin 2015 kryeqyteti turistik i botës islame ishte zgjedhur Jerusalemi.