Shkup, 26 mars – Plotësim të Vendimit për pezullimin e taksës importuese – shkallës së doganave për material mjekësor harxhues edhe për medikamentin “klorokin” (chloroquine), solli Qeveria në seancën e sotme të 29-të.
“Në drejtim të sigurimit të qasjes gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar në identifikimin dhe riorientimin e ndihmës bilaterale në dispozicion për aktivitetet për parandalimin e KOVID-19, në këtë seancë Qeveria i angazhoi të gjitha organet e administratës shtetërore të cilat marrin ndihmë prej donatorëve bilateralë urgjentisht ta njoftojnë Sekretariatin për Çështje Evropiane për lartësinë e mjeteve të cilat qëndrojnë në dispozicion për secilin prej projekteve. SÇE më pas, do të shtrojë kërkesë formale për donatorët bilateralë për ridedikimin e mjeteve për ballafaqim me KOVID-19, në pajtim me nevojat e përcaktuara prioritare”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.