Forcat ruse kanë sulmuar gjatë orëve të natës qytetin Kharkiv dhe kanë goditur edhe një fabrikë, njoftoi të hënën gazeta “Kyiv Independent”.
Sipas kësaj gazete, nuk ka ende raporte për të vdekur. Ndërkohë kjo gazetë ka njoftuar se është vrarë piloti më i mirë ukrainas, Anton Listopad. Ai thuhet se u vra në luftë me Rusinë, por nuk u dha vendi i saktë.
Ai, në vitin 2019, ishte shpallur piloti më i mirë ukrainas. Presidenti Volodymyr Zelensky e dekoroi atë me medaljen për guxim vetëm pak ditë para se të vritej.