Tiranë, 7 maj – “Papa Françesku në një vizitë historike në Maqedoninë e Veriut” “Papa Françesku: Bashkëjetesa në Maqedoninë e Veriut është shembull në Evropë”, “Papa vizitoi shtëpinë e Nënë Terezës”, “Papa Françesku: Republika e Maqedonisë së Veriut urë midis Lindjes dhe Perëndimit “, janë vetëm pjesë e titujve të artikujve të mediave shqiptare me rastin e vizitës së Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha mediat shqiptare, pa përjashtim, ofruan hapësirë të veçantë për paralajmërimin e vizitës, për përgatitjet dhe për qëndrimin e Papës në Shkup.
Duke transmetuar një pjesëve të mesazheve të tij më së shumti e veçuan deklaratën për “mozaikun unik dhe të bukur”, përcjellë KOHA.
“Identitetet e ndryshme fetare të ortodoksëve, katolikëve, myslimanëve, hebrejve, maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe komuniteteve të tjera kanë krijuar një mozaik unik dhe të mrekullueshëm në vend. Respekti i tyre është i domosdoshëm që rajoni të integrohet më mirë me Evropën”, është mesazhi i Papër më shpesh i transmetuar nga mediat shqiptare.
Veçanërisht theksohet fakti se Papa u mirëprit dhe u përcoll së bashku edhe nga presidenti Ivanov dhe kryeministri Zaev.
Gjithashtu theksohet masiviteti në meshë ku theksohet se ka pasur shumë besimtarë nga Shqipëria, si dhe fakti që Papa Françesku më 4 shtator 2016 në Vatikan e shpalli Nënë Terezën shenjtore në botën katolike.
Papa Françesku në një vizitë njëditore në Tiranë ishte në 21 Shtator 2014, vizita e tij e parë në një vend tjetër evropian që kur u bë Papë.
Kjo ishte vizita e dytë e një kryetari të Kishës Katolike të Romës, pasi në vitin 1993 Shqipërinë e vizitoi Papa Gjon Pali II. (koha.mk)