Është shumë e mundshme që vendi i privilegjuar i Hashim Thaçi në skenë në Portën Triumfale, pas presidentit rus, Vladimir Putin gjatë kremtimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u bë i mundur nga Bernard Kouchner, ish-kryeadministrator i UNMIK-ut .
Kështu shkruan gazeta serbe “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.
Kjo gazetë raporton se dy ditë para kësaj ceremonie, Thaçi e kishte vendosur në llogarinë e tij në Twitter një fotografi ku shihej në Paris bashkë me Kouchnerin.
Në këtë shkrim, “Veçernje Novosti” madje citon edhe një artikull të “Le Monde” që e cilësonte ish-shefin e diplomacisë franceze si një mik të madh të Kosovës.
Edhe media të tjera serbe janë marrë gjatë këtyre ditëve me respektimin që kreut të shtetit të Kosovës iu bë në Paris .
Pozicionimi i Thaçit atje ka ngjallur reagime edhe tek politikanët në Serbi.