Pjesëtari i dikurshëm i Ushtrisë “terroriste” çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe asaj në Maqedoni, Ejup Alimi nga lagjja Çair e Shkupit është bartës i një prej listave të Bashkimit Demokratik për Integrim në Njësinë zgjedhore numër 2 në Shkup. Kështu shkruajnë portalet serbe, të cilët kandidimin e Alimit për bartës liste e kanë quajtur provokim për maqedonasit. “Menjëherë pas formimit të UÇK-së terroriste, ai së bashku me gruan iu bashkuan njësisë nën komandën e ish të burgosurit të Tribunalit të Hagës, Ramush Haradinaj, ndërsa pas përfundimit të luftës në Kosovë u bë pjesëmarrës aktiv i ushtrisë kombëtare shqiptare nën komandën e Ali Ahmetit në Maqedoni. Pas inkuadrimit të Ahmetit në jetën politike në Maqedoni, Alimi ka kryer një serë funksionesh në Shkup”, shkruan portali blic.rs, duke shtuar se “kandidimi i Alimit si bartës liste provokon rëndë maqedonasit!