Londër, 9 janar – Tërheqja e Princit Hari dhe gruas së tij Megan Markël nga detyrat mbretërore sot është titulli kryesor në shtypin britanik, i cili thotë se Mbretëresha Elizabet nuk ishte e informuar për vendimin.
Modeluar sipas nocionit të Bregzit, tërheqja e çiftit nga mediat u quajt – “Megzit”.
Familja mbretërore ishte e lënduar dhe e zhgënjyer nga vendimi, transmeton Bi-Bi-Si, duke shtuar se Hari dhe Megan nuk ishin konsultuar me asnjë anëtar të familjes mbretërore.
Në një reagim të shkurtër, Pallati Bekingam ka treguar se e kupton dëshirën e tyre për qasje të ndryshme, por që “temat e ndërlikuara” do të marrin kohë.
“Ata as nuk i treguan mbretëreshës”, njoftoi Dejli Miror, duke u thirrur në një burim pa emër i cili shtoi se çifti kishte treguar mosrespektim të plotë për familjen mbretërore.
Ka më shumë pyetje sesa përgjigje, shkruan Bi-Bi-Si, duke i përmendur disa prej tyre: çfarë roli të ri do të luajnë Hari dhe Megan, çfarë marrëdhënie do të kenë ata me pjesën tjetër të familjes mbretërore, ku do të jetojnë, çfarë do të bëjnë, kush do të kujdeset për sigurinë e tyre….
Disa këtë mund ta shohin si rënie të monarkisë së shekullit XXI, por nga ana tjetër, Megan dhe Hari u janë afruar njerëzve të cilët asnjë anëtar mbretëror deri më tani nuk e ka freskuar institucionin, theksojnë mediat në Londër.
Tabloidi britanik “Sun” në faqen e parë thekson se mbretëresha është “thellësisht e dëshpëruar” dhe se largimi i Harit dhe Meganit shkakton “luftë civile” në familje.
Nxitja për vendimin e tyre pretendohet të ketë qenë botimi i fundit i fotografisë së Mbretëreshës Elizabet II me tre trashëgimtarët më të afërt të fronit: djali i madh i Çarls, nipi i Uilliam dhe stërnipi Xhorxh.
“Kjo fotografi është tregimi më i qartë se Hari dhe Megan nuk konsiderohen pjesë e së ardhmes së institucionit. Nga këndvështrimi i tyre, që nga ai moment, nuk kishte kuptim të ishin më atje ”, tha një burim për “Sun”.
Hari është pasardhësi i gjashtë i fronit – pas Princit Çarls, Princi Uilliam dhe tre fëmijët e tij.