Pas zyrtarizimit të Christian Panuçit në stolin kuqezi, në media të ndryshme në Itali lajmi ka bërë një xhiro të shpejtë. Kanë qenë të shumta portalet online që kanë raportuar emrin e ri për trajnerin e Shqipërisë dhe komentet për këtë lëvizje kanë qenë pozitive. Panuçi ka marrë sot drejtimin e kombëtares kuqezi, skuadër të cilën në 6 vitet e fundit e pati drejtuar italiani Giani De Biasit.