Raportet e fundit që vijnë nga Turqia potencojnë se Fenerbahce ka bërë hap të madh drejt transferimit të yllit të Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj. Edhe mediet nga Britania e përkrahin këtë raportim, derisa kontrata e Hadërgjonajt me Huddersfieldin skadon në verën e vitit 2021, por ekziston opsioni i vazhdimit edhe për një vit, përcjell Periskopi, transmeton gazeta Koha.
Mëtej, shtohet se trajneri i Fenerit, Ersun Yanal ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e mbrojtësit, i cili do të bashkohej me Vedat Muriqin nëse ndodh lëvizja.
Përndryshe, 25-vjeçari bëri 24 paraqitje në Premier League me Huddersfieldin sezonin e kaluar, derisa këtë fushatë në Championship ai ka luajtur në tetë ndeshje.