Kabul, 18 gusht – Të paktën dy persona e humbën jetën, ndërsa 10 janë plagosur kur talebanët hapën zjarr mbi protestuesit të cilët e kanë valëvitur flamurin kombëtar afgan në Xhalalabad, qyteti i pestë afgan për nga madhësia.
Sipas Agjencisë lokale të lajmeve Paxhvok Afgan njuz, talebanët kanë hapur zjarr drejt personave të cilët kanë protestuar dhe kanë tentuar ta vendosin flamurin afgan në një objekt të pushtetit lokal.
Sipas mediave lokale, talebanët kanë përdorur forcë fizike edhe ndaj gazetarëve të cilët në mënyrë profesionale e kanë ndjekur protestën.