Milani është duke u përgatitur për ta shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo, me Luciano Spallettin dhe Stefano Piolin si ky kandidatët më favoritë për ta zëvendësuar atë. Ndërkohë, ish-trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, është opsion, gjithashtu, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Fitorja 2:1 në udhëtim kundër Genoa në fundjavë nuk ishte e mjaftueshme për ta larguar presionin nga trajneri Giampaolo, për shkak se paraqitja e skuadrës ishe zhgënjyese dhe luante pa identitet. Sky Sport Italia raporton se Milani nuk po e mohon shkarkimin e mundshëm të Giampaolos.
Zëvendësuesit e mundshëm të tij janë dy ish-trajnerët e Interit, Spalletti dhe Pioli.