Mediat greke për tragjedinë e Gostivarit

Athinë, 14 shkurt – “Tragjedi në Maqedoninë e Veriut” është titulli që mbizotëron në tekstet e publikuara të mediave greke për aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup – Gostivar.

Që mbrëmë një pjesë e mediave në Greqi publikuan për aksidentin e tmerrshëm dhe informacionin fillestar për pesë të vdekur, ndërsa gjatë natës u përditësuan dhe plotësuan tekstet, siç rritje numri i viktimave.

Në mëngjes ndërkaq, mediat e marrin dhe e transmetojnë lajmin me titull “Dy ditë zie kombëtare në Maqedoninë e Veriut për 14 të vdekur në rrokullisjen e autobusit”, të publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

“Edhe një i lënduar iu ka nënshtruar plagëve në rrokullisjen e autobusit në afërsi të Shkupit, me çfarë numri i të vdekurve është rritur në 14. Prej rreth 30 të lënduar që janë hospitalizuar në spitalet në Shkup, të paktën gjashtë luftojnë për jetën”, shkruan ANA-MPA.

Në tekstin është përmendur edhe seanca e mbrëmshme qeveritare dhe vendimi që sot dhe nesër të jenë ditë zie, ndërsa është transmetuar edhe deklarata e kryeministrit Zoran Zaev. (koha.mk)