Mediat greke për Protokollin e nënshkruar për NATO

10

Athinë, 6 shkurt – “Nënshkruhet protokolli për qasje të IRJM-së në NATO”, “Vendet anëtare të Aleancës veriatlantike e kanë nënshkruar protokollin për qasje të IRJM-së”, “Shkupi në NATO: Në Bruksel nënshkruhet protokolli për qasje”, “Anëtaret e NATO-s e kanë nënshkruar protokollin për qasje të Maqedonisë së Veriut në Aleancë”, Maqedonia e Veriut: NATO e ka nënshkruar protokollin për qasje të saj”, Moment historik për IRJM-në: Nënshkruhet protokolli për anëtarësim të Shkupit në NATO”, janë pjesë e titujve në mediat greke për protokollin e nënshkruar në Bruksel, njofton mia nga Athina, transmeton Koha.

Pjesa më e madhe e mediave në Greqi, teknikisht, pa analiza dhe komente e kanë transmetuar tekstin e publikuar nga agjencia greke e lajmeve.

ANA-MPA, në tekst të posaçëm me titull “Stoltenberg: Jam i impresinuar nga guximi i Ciprasit dhe Zaevit”, i kanë transmetuar deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

“Si ‘ditë historike’ e ka karakterizuar nënshkrimin e sotëm të protokollit për pranim të IRJM-së në NATO, sektretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në selinë e NATO-s në Bruksel”, shkruan ANA-MPA në fillim të tekstit.

Lajmi për protokollin e nënshkruar ishte pjesë edhe e edicioneve të pasdites së lajmeve në televizionet greke.
Një pjesë e mediave në Greqi, në tekstet e tyre veçmë e përdorin emrin Maqedonia e Veriut, tjerë referencën e përkohshme IRJM.

Korrespodentja nga Brukseli e televizionit grek Skaj, gjatë tërë raportit të saj e ka përdorur emrin Maqedonia e Veriut. Korrespodenti nga Brukseli e televizionit shtetëror grek ERT, megjithatë, në raportin e tij u përqëndrua në porositë që i kanë dërguar shefi i diplomacisë së Maqedonisë dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. (koha.mk)

Comments are closed.