Athinë, 5 mars– “Ne jemi Maqedonia: protestë e re në Shkup”, “Jo për kontakte me Athinën, thanë mijëra protestues në Shkup”, “IRJM: Tubim në Shkup kundër ndryshimit të emrit të vendit”, “Protestë e re për emrin Maqedoni”, “Protestë e madhe në Shkup kundër ndryshimit të emrit”, “Protestë e re në Shkup nën moton: Ne jemi maqedonas”, janë vetëm një pjesë e titujve të mediave onlajn të Greqisë për protestën e djeshme në Shkup.
Siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, në tekstet e shkurtra, pa analiza dhe komente shtesë, mediumet në Greqi, duke iu referuar informacioneve nga Rojters dhe të mediave të Maqedonisë, publikuan edhe fotografi nga protestat.
“Me sloganin qendror “Ne jemi Maqedonia”, organizatat qytetare të cilat morën pjesë në protestë, i bënë thirrje Qeverisë së IRJM që të mos pranon kurrfarë ndryshimi të emrit, por dhe ta mbrojë gjuhën dhe identitetin”, shkruan edicioni elektronik i gazetës “Efimerida ton sindakton”.
Mediat e Greqisë raportuan se në protestë kanë marrë pjesë rreth 5.000 persona, ndërsa kujtojnë se kjo është protesta e dytë në Shkup për një javë.
“Mijëra qytetarë të IRJM-së javën e kaluar protestuan në qendrën e Shkupit kundër ndryshimit të emrit të vendit, ndërsa në protestë të njëjtë në Melburn, Australi, protestuesit duket se kanë djegur flamurin grek”, raportoi televizioni grek Skaj.
Në lajmet e djeshme qendrore në televizionet e Greqisë, gazetarët, theksin në kronikat e vurën në protestat të cilat i organizonte diaspora e Maqedonisë në Australi.