Athinë, 1 qershor – Mediat greke në tekstet e sotme për çështjen e emrit theksin e vendosin në bisedën e pritur telefonike mes dy kryeministrave, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Biseda telefonike sipas gazetarëve të Greqisë duhet të ndodh gjatë ditës së sotme.
“Aleksis Cipras pret thirrje telefonike nga homologu i tij, Zoran Zaev, ndërsa qarqet e Ministrisë së Punëve të Jashtme japin 90 për qind besueshmëri që kjo të ndodh sot. Burime qeveritare për real.gr thonë se “jemi në fazën përfundimtare” dhe “presim të shohim nëse kryeministri i IRJM-së do ta tregojë përfundimin që të ketë përparim”, shkruan portali Real.
“Një bisedë telefonike e ndan Ciprasin dhe Zaevin nga marrëveshja e emrit. Thirrjen telefonike që me siguri do ta realizojë sot që të caktojë tet-a-tet takim në Prespë”, shkruan edicioni onlajn i gazetës “Ta nea”.
“Hapi i ardhshëm i pritur është biseda telefonike mes dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev që mund të realizohet madje edhe në orët e ardhshme, shkruan “Katimerini”.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, konferenca për shtyp e pardjeshme e kryeministrit të Maqedonisë, qëndrimet e djeshme të Zaevit nga foltorja kuvendore, pozita e presidentit Ivanov dhe protesta e nesërme e VMRO-DPMNE-së, janë pjesë e temave në mediat greke, në marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë.
Ngjarjet e fundit në relacionin Shkup-Athinë, gjatë tërë kohës janë në fokusin e mediave të Greqisë, ndërsa gazetarët parashikojnë, duke u referuar në burimet e tyre se “Republika Veriore e Maqedonisë” është emri i cili është në përparësi në raport të propozimeve tjera të ndërmjetësuesit (“Republika e Re e Maqedonisë”, “Republika e Epërme e Maqedonisë”, “Republika e Vardarit të Maqedonisë” dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, propozim i refuzuar nga ana greke).
Megjithatë, njëjtë sikur edhe nga pala e Maqedonisë, ashtu edhe nga pala greke] nuk ka konfirmim zyrtar, se cili është emri për të cilin janë pajtuar të dy vendet.
Sipas mediave të fqinjit jugor, përderisa biseda telefonike mes Zaevit dhe Ciprasit ka rezultat pozitiv, atëherë marrëveshja, me siguri mund të nënshkruhet në Prespë (në territorin grek).
“Takimi me siguri mund të jetë në Prespë, por askush nuk mundet me siguri të përcaktojë se kur mund të ndodh. Disa e përjashtojnë atë të jetë në ditët e ardhshme, sepse kryeministri i IRJM-së duhet ta përgatisë opozitën në vendin e tij, të tjerët sërish besojnë se do të mbahet fundjavën e ardhshme, ndërsa disa të tjerë se do të jetë pas 21 qershorit, kur do të mbahet mbledhja kritike e Jurogrupit për borxhin dhe përfundimin e programit grek”, shkruan portali informativ “Njuz 247”.
“Katimerini” komenton se Zaev dhe Cipras, do të takohen më së voni deri kah mesi i qershorit, përkatësisht para Samitit të BE-së më 28 dhe 29 qershor, por që ende nuk është i njohur lokacioni se ku mund të mbahet takimi.
Megjithatë, mediat në Greqi komentojnë se tjetër është nënshkrimi, ndërsa tjetër zbatimi i marrëveshjes. Sipas shkrimeve të gazetarëve grek, Athina kërkon që pala e Maqedonisë të përfundojë me të gjitha obligimet, dhe për atë marrëveshja eventuale të ratifikohet në parlamentin grek, përkatësisht së pari të përfundojë me referendumin, e pastaj marrëveshja të marrë dritë të gjelbër nga deputetët grekë.