Paris, 14 prill – Policia franceze ka arrestuar 45 demonstrues gjatë protestës së “Jelekëve të verdhë” dje në Tulluz, informojnë mediat franceze, transmeton KOHA.
Sipas kumtesës së prefekturës së departamentit Ot-Garon në pjesën jugperëndimore të Francës, mes të arrestuarve janë edhe 15 persona, të cilët i kanë shkelur rregullat për pjesëmarrje në manifestim publik, me atë që i kanë mbuluar fytyrat me maska.
Sipas të dhënave të fundit, në përleshjet që kanë shpërthyer në protestat në Tulluz, ku morën pjesë rreth 30.000 persona, 21 persona janë lënduar, duke përfshirë edhe një polic. (koha.mk)