Londër, 22 maj – Thereza Mej me siguri do të largohet nga funksioni i kryeministres pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pohon një anëtar i kabinetit të saj, i zhgënjyer që sërish do ta vendos në votim marrëveshjen e njëjtë për Bregzitin.
Informacionet e këtilla i publikuan “Gardian”, “Meil on sandej”, “Dejli mejl” etj. Edhe BBC i referohet burimeve të saj, të cilat pohojnë se Mej nuk do të qëndrojë në funksion pas të hënës.
Kryeministrja iu drejtua deputetëve duke kërkuar që ta aprovojnë ligjin për Bregzit, por sërish u përball me përleshje me opozitën dhe me anëtarë të partisë së saj. Ajo madje premtoi edhe referendum të dytë (por vetëm për marrëveshjen), por kjo nuk i bindi deputetët. Një pjesë e madhe e deputetëve nga partia e saj e ka braktisur sallën gjatë fjalimit të saj.
“Britania e Madhe do të parashtrojë propozim-ligj për braktisje të BE-së të premten”, deklaroi para deputetëve kryeministrja Thereza Mej.
Projekt ligji për braktisje të BE-së duhet të aprovohet nga Parlamenti para se të hyjë në fuqi marrëveshja për dalje i harmonizuar nga Brukseli. (koha.mk)