Nuk po ftohet në të shumtën e kohës, por kur po ftohet po tregohet i jashtëzakonshëm. Fjala është për fantazistin e përfaqësueses kosovare, Edon Zhegrova, i cili sot ka treguar një performancë fenomenale, shkruan GazetaBlic. Skuadra e tij Genk ka fituar me një rikthim senzacional ndaj Antwerp, ku nga disavantazhi prej dy golash, përmbysën gjithçka në 2-4. Edhe pse nuk shënoi për ato 83 minuta sa u paraqit, anësori i ‘Dardanëve’, ishte njëri prej protagonistëve të trepikëshit. Ndërkaq mediat belge po i referohen si ‘Messi kosovar’. “www.nieuwsblad.be”në një shkrim të botuar pas ndeshjes e ka ngritur në piedestal futbollistin nga Prishtina, derisa mbetet të shihet nëse këto lavde do t’a bindin trajnerin e Genkut që t’a ftojë më shpesh atë.