Mediat arabe i kanë kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri. Duke e cilësuar atë si “një thesar në Gadishullin Ballkanik të Evropës Jug-Lindore”, ata bëjnë thirrje që qytetarët ta vizitojnë. “Nuk ka kërkesa për provë testi PCR-je për të udhëtuar në Shqipëri”, shkruhet në artikull. Ndër atraksionet më të bukura renditen vendet arkeologjike, kështjellat antike, Alpet shqiptare dhe Tirana. Në këtë të fundit, veçohet sheshi Skënderbej dhe udhëtimi me teleferik.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), të shtunën e 5 qershorit, përmes një postimi në median sociale Facebook, ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se, nuk do të ketë kufizime në hyrje të Shqipërisë. “Për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, shkruhet në njoftim.
Ndërkohë ka publikuar dhe protokollin e që duhet ndjekur nga udhëtaret që hyjnë “në territorin e Shqipërisë” gjatë vitit 2021. Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përveç rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore. Gjithashtu në pikat kufitare, nuk kërkohen dokumente specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar. Ndërsa individët që udhëtojnë në rrugë detare, sipas njoftimit, duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese, ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.