Presidenti Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dje ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe, në kuadër të vizitës 3 ditore, kreu i shtetit turk menjëherë pasi zbriti në Londër vizitoi ambasadën turke, sokakët e Londrës ishin të stërmbushura me shtetasit anglez me prejardhje turke, përveç turqve në pritje ishin edhe qindra simpatizantë të tij të cilët krijuan një atmosfere entuziaste.
Numri i madh i simpatizantëve tërhoqi vëmendjen edhe shtypit britanik, të cilët për ngjarjen e djeshme përdorën titujt “jo të këndshëm” për Mbretëreshën Elizabetë II, e përditshmja angleze “Guardian” theksoi se Erdogan në Londër mbodhi më shumë simpatizantë se sa Mbretëresha Elizabeth 2, në anën tjetër “NewsNow”, shkroi: “Pritje masive për një president qe vjen nga një largësi prej 5 mijë kilometra”
Ndryshe, presidenti turk do të merr pjesë në aktivitetin përmbyllës të Forumit VII Turko-Britanik të Gjuhës së Ëmbël, i cili synon pasurimin e marrëdhënieve bilaterale duke përfshirë edhe dialogun civil, si dhe do të ketë një takim me investitorët dhe rrethet e biznesit më në zë nga të dyja vendet.
Erdogan, do të takohet me Mbretëreshën Elizabetë II dhe Kryeministren Theresa May.
Mbretëria e Bashkuara, me të cilën Turqia realizon një dialog intensiv të çdo niveli karshi sfidave rajonale dhe globale, me në krye luftën kundër terrorizmit, është po ashtu një prej partnerëve ekonomikë më të rëndësishëm të Turqisë, me një vëllim tregtar dypalësh që shkon mbi 16 miliardë dollarë në vit.